Dy të vdekur dhe qindra të plagosur nga tërmeti në Tajvan

Azia

Dy të vdekur dhe qindra të plagosur nga tërmeti në Tajvan

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 22:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa ndërtesa të larta janë shembur në qytetin e Hualian të Tajvanit, për shkak të tërmetit të fuqishëm që e goditi sot këtë vend, ku së paku dy persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 janë plagosur.

Një tërmet me magnitudë prej 6,4 ballë të shkallës së Rihterit, e goditi pjesën lindore të Tajvanit.

"Fatkeqësisht dy persona kanë vdekur, ndërsa 114 janë plagosur", tha kryeministri i Tajvanit Vilijam Lai.

Deri tani nuk ka paralajmërime për cunam, njoftuan autoritetet.

“Tërmeti u regjistrua në orën lokale 23:50 rreth 21 kilometra në veriperëndim të portit të Hualien”, theksoi instituti gjeologjik amerikan USGS.

Sipas medias lokale disa ndërtesa janë shembur dhe 30 persona kanë mbetur të bllokuar në hotelin e prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat