Motra e Kim Jong-un do të vizitojë Korenë Jugore

Azia

Motra e Kim Jong-un do të vizitojë Korenë Jugore

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 08:35
Motra e Kim Jong

Motra e liderit të Koresë së Veriut, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, që janë duke mbajtur në Korenë Jugore.

Kim Yo-jong është vajza më e vogël e ish liderit Kim Jong-il dhe roli i saj është fuqizuar përgjatë vitit të kaluar kur u bë pjesë e byrosë politike të Koresë së Veriut.

Të dy Koretë do të marshojnë nën flamurin e njëjtë në Lojërat Olimpike dimërore.

Pjesëmarrja e Koresë së Veriut po shihet si një përmirësim i marrëdhënieve bilaterale në mes të këtyre dy vendeve, megjithatë ekspertët besojnë se nuk do të ketë ndonjë ndikim në ambiciet nukleare të Koresë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat