SHBA shpall tre pakistanezë si "terroristë" - Bota Sot
SHBA shpall tre pakistanezë si "terroristë"

Azia

E mërkurë, 15 gusht 2018

SHBA shpall tre pakistanezë si "terroristë"

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 21:17
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur “terroristë globalë” tre militantë me bazë në Pakistan, derisa Uashingtoni vazhdon t’i bëjë presion Islamabadit t’i shtypë militantët.

Departamenti amerikan i Thesarit, ka njoftuar se ka shtuar në listë të zezë, Rahman Zeb Faqir Muhammad, Hizb Ullah Astam Khan, dhe Dilawar Khan Nadir Khan, për lidhje me grupet militante me bazë në Pakistan, duke përfshirë talibanët afganë, Al-Kaidën dhe grupin, Lashkar-e Taiba.

Përmes një deklarateje është thënë se tre burrat kanë qenë të përfshirë në ofrimin e mbështetjes logjistike, financiare dhe ndihmës teknologjike për tri grupe ekstremiste.

“Thesari vazhdon që në mënyrë agresive të ndjekë radikalët që mbështetin organizata terroriste dhe drejtojnë në mënyrë të paligjshme rrjetet financiare në Azinë Jugore”, ka thënë nën-Sekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Sigal Mandelker.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë pakistaneze dhe të tjerëve në rajon të punojnë me ne për të kundërshtuar strehat e këtyre grupeve dhe individëve të rrezikshëm”, ka shtuar ai.

Ky njoftim ka ardhur vetëm dy javë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shtuar në listën e zezë gjashtë persona të akuzuar për mbështetje të talibanëve afganë dhe grupit Haqqani, i cili ka bazën në Pakistan dhe bashkëpunon me talibanët.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test