Irani: Diskutojmë tutje nëse marrëveshja bërthamore rezulton e suksesshme

Azia

Irani: Diskutojmë tutje nëse marrëveshja bërthamore rezulton e suksesshme

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 20:55
Raketë iraniane, foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj europianë duhet të sigurohen se marrëveshja bërthamore e vitit të 2015 të rezultojë e sukseshme para se të kërkojnë negociimin e çështjeve tjera siç janë aktivitetet rajonale të Teheranit apo programi i raketave balistike, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

“Tani ata i kërkojnë Iranit të nisë diskutimet për çështje tjera. Përgjigjja jonë është e qartë: kthejeni marrëveshjen në eksperiencë të suksesshme dhe më pas mund të diskutojmë për diçka tjetër”, ka thënë ai në një konferencë.

Sipas tij politika e administratës amerikane në Iran ka qenë “e dëmshme” dhe ka shkelur kushtet e marrëveshjes me fuqitë botërore.

Me paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald Trump për mundësinë e fundit për të “negociuar marrëveshjen më të keqe ndonjëherë”, Britania, Franca dhe Gjermania janë duke punuar në një plan për ta kënaqur presidentin, duke i përmendur Iranit testimet e raketave balistike dhe ndikimin e saj në rajon, derisa kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes së vitit 2015.

Araqchi, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk ka pasur ndonjë lidhje në mes të ndikimit të Iranit në Lindje të Mesme dhe marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Irani ka refuzuar vazhdimisht diskutimin për programin e saj të raketave.

Teherani ka thënë se programi bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe se do ta respektojë atë për aq kohë sa janë pjesë edhe vendet tjera nënshkruese, mirëpo “do ta prishë” të njëjtën nëse Uashingtoni largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat