Përmbyset autobusi, 18 të vdekur dhe 50 të plagosur

Azia

Përmbyset autobusi, 18 të vdekur dhe 50 të plagosur

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 22:48
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Hong Kong, ku pas përmbysjes së një autobusi dykatësh kanë gjetur vdekjen 18 persona, si dhe janë plagosur 50 të tjerë.

Zyrtarët lokalë bëjnë me dije se autobusi transportonte spektatorë dhe punëtorë nga garat e kuajve, dhe u përmbys në rajonin e thepisur të quajtur Territori i Ri.

Disa prej pasagjerëve ia dolën të dilnin jashtë automjetit, ndërsa të bllokuar të tjerë priten mbërritjen e zjarrfikësve. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia tejet e lartë e drejtuesit të mjetit.

Policia vuri në pranga shoferin duke e akuzuar për “drejtim të pakujdesshëm me pasojë humbjen e jetëve”. Zëdhënësja e Policisë, Lee Chi Wai tha se: “Shoferi ndodhet tashmë në paraburgim, ndërkohë që Departamenti i Policisë në Rajonin Territori i Ri do të angazhohet për zbardhjen e rastit”.

Transporti publik në Hong Kong konsiderohet me siguri të lartë dhe aksidentet me përmasa të tilla tragjike nuk janë të zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat