Vjen reagimi i Rusisë pas rrëzimit të aeroplanit - Bota Sot
Vjen reagimi i Rusisë pas rrëzimit të aeroplanit

Azia

E hënë, 24 shtator 2018

Vjen reagimi i Rusisë pas rrëzimit të aeroplanit

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 16:02
Aeroplani i rrëzuar

Komiteti Hetues i Rusisë ka hapur një proces hetimor për rrëzimin e aeroplanit të “Saratov Airlines” afër Moskës. Në momentin e përplasjes në aeroplan gjendeshin 65 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi, të cilët besohet të kenë vdekur.

Autoritetet kanë thënë se të gjitha pistat e hetimeve mbi shkaqet e rrëzimit të aeroplanit janë të hapura.

Deri tani, ekipet e shpëtimit kanë gjetur dy trupa të vdekur në vendin e rrëzimit. Në vendngjarje ka shkuar ministri i Transportit të Rusisë, Maksim Sokolov.

Aeroplani i rrëzuar është zbuluar nga ajri në një fshat afër Moskës, i ka thënë një ekip shpëtimi agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test