HRW kërkon hetim për vrasjen e 20 civilëve në Afganistan

Azia

HRW kërkon hetim për vrasjen e 20 civilëve në Afganistan

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:57
Ilustrim

Organizata Human Rights Watch ka kërkuar një hetim të përbashkët në mes të qeverisë afgane dhe ushtrisë amerikanë lidhur me dyshimet për ekzekutime të kryera nga forcat speciale të lidhura me shërbimin inteligjent të Kabulit.

Anëtarët e Drejtorisë Kombëtare për Siguri kanë vrarë 20 civilë në një operacion në provincën Kandahar muajin e kaluar, ka thënë HRW përmes një komunikate.

Kjo organizatë ka raportuar se forcat speciale kanë vrarë civilët derisa ata po iknin pas sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj kryengritësve.

Një dëshmitar që ka biseduar me organizatën HRW përmes telefonit, ka thënë se forcat e sigurisë kanë shtënë drejt njerëzve derisa ata “po iknin” kur aeroplanët kanë arritur.

Poashtu, kjo organizatë ka pretenduar se anëtarë të forcave të sigurisë kanë “zvarritur disa burra nga shtëpitë e tyre dhe më vonë i kanë vrarë”. Po ashtu në raport thuhet se 50 talibanë janë vrarë.

HRW thotë se vrasjet mund të jenë bërë si hakmarrje pas sulmeve të fundit nga talibanët në gjithë vendin, përfshirë dy sulmet në Kabul muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë një numër njerëzish.

Kjo organizatë thotë se operacioni është udhëhequr nga shefi i policisë së Maiëandit, i cili raporton tek shefi i policisë së Kandaharit, gjeneral Abdul Raziq, i cili në të kaluarën është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se forcat speciale duket se veprojnë përtej zinxhirit komandues të Drejtorisë Kombëtare për Siguri, “duke rezultuar në mungesë të mbikëqyrjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat