Korea e Jugut redukton orët e punës - Bota Sot
Korea e Jugut redukton orët e punës

Azia

E shtunë, 23 qershor 2018

Korea e Jugut redukton orët e punës

Më: 1 mars 2018 Në ora: 13:09
ilustrim

Punonjësit në një prej vendeve aziatike ku punohet më shumë, shpesh jashtë çdo norme, më në fund do të marrin një pushim të merituar.

Koreja e Jugut miratoi një ligj që redukton javën e punës, në përpjekje për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të rritur punësimin.

Parlamenti koreano-jugor miratoi me shumicë dërrmuese votash reduktimin e javës së punës, nga 68 orë në 52.

Ligji hyn në fuqi në korrik dhe prek fillimisht kompanitë e mëdha, ndërsa pas pak muajsh do të aplikohet edhe në bizneset e vogla.

Reduktimi i javës së punës ishte një premtim elektoral i presidentit Moon Jae-in, i cili siguroi gjithashtu një rritje prej 16% të pagës minimale.

Ligji, sigurisht që hasi kundërshtimin e bizneseve, por shihej si i domosdoshëm për të përmirësuar cilësinë e jetës, për të hapur vende pune dhe mbi të gjitha për të rritur numrin e lindjeve, që vitin e shkuar arritën nivele të ulëta rekord.
Java e re e punës në Korenë e Jugut do të përbëhet nga 40 orë punë normale dhe 12 orë punë shtesë.

Sipas një vlerësimi ekonomik, bizneseve në vend do t’iu kushtojë 11 miliardë dollarë më shumë në vit, që të ruajnë të njëjtin ritëm prodhimi, pas shkurtimit të javës së punës.
Ligji i ri redukton edhe numrin e bizneseve të përjashtuara nga rregullat, nga 26 në 5, përfshirë transportin dhe shëndetësinë. Ndërkohë, për ata që nuk kanë mbushur 18 vjeç do të lejohet që të punojnë jo më shumë se 35 orë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test