Bahreini arreston 116 militantë të rrjetit të krijuar nga Irani - Bota Sot
Bahreini arreston 116 militantë të rrjetit të krijuar nga Irani

Azia

E diel, 23 shtator 2018

Bahreini arreston 116 militantë të rrjetit të krijuar nga Irani

Më: 3 mars 2018 Në ora: 18:53
Harta e Bahreinit, foto nga arkivi

Autoritetet në Mbretërinë e Bahreinit, që udhëhiqet nga sunitët, kanë thënë se kanë arrestuar 116 persona të një rrjeti të armatosur shiit, i cili është themeluar dhe mbështetur nga Irani.

Ministria e Brendshme ka thënë se militantët e dyshuar kanë planifikuar të “shënjestrojnë zyrtarët e Bahreinit, pjesëtarët e autoriteteve të sigurisë dhe instalimet e naftës me qëllim të cenimit të sigurisë publike dhe dëmtimit të ekonomisë kombëtare”.

“Hetimet e plota kanë rezultuar ashtu që terroristët e dyshuar kanë qenë anëtarë të një rrjeti të formuar dhe mbështetur”, nga Garda Revolucionare e Iranit, është thënë përmes një deklarate të ministrisë.

Po ashtu është njoftuar se 48 prej të ndaluarve kanë marrë trajnime në kampet që i kanë takuar Gardës së Iranit, në sektorët e armatosur në Irak dhe Liban.

Sipas deklaratës, Garda dhe bashkëpunëtorët e saj, militantët shiit të Asa'ib Ahl al-Haq në Irak dhe Hezbollahu në Liban, kanë mbështetur dhe financuar organizatën.

Ministria e Brendshme ka thënë se policia ka konfiskuar eksplozivë dhe armë gjatë bastisjes, duke përfshirë pushkë automatike, pistoleta, bomba magnetike dhe granata.

Nuk është bërë e ditur se kur janë kryer arrestimet.

Ky njoftim ka ardhur, në kohën e shtypjes së të gjitha pakënaqësive në Bahrein.

Ky shtet që ka shumicën e popullësisë shiite, udhëhiqet nga myslimanët sunitë dhe kryen shpesh bastisje të tilla duke fajësuar Iranin për trajnimin e militantëve.

Teherani i hedh poshtë këto akuza.

Bahreini ka shtypur kundërshtarët nga viti 2016, duke mbyllur partitë kryesore të opozitës, ka burgosur kundërshtarët, ndërsa liderin shpirtëror të shiitëve vazhdon ta mbajë nën arrest shtëpiak.

Qeveria e Bahreinit kundërshton se diskriminon shiitët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test