Kina kërcënon Taivanin

Azia

Kina kërcënon Taivanin

Nga: A.S Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:52
Ekziston frika se Kina mund të nisë një sulm të shpejt ndaj Taiwanit

Kina është shprehur se nuk do të "tolerojë kurrë pavarësinë e Tajvanit". Ky kërcënim i frikshëm është bërë nga kryeministri Li Keqiang, shkruan “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Kina është zemëruar për planet e bëra nga SHBA për të forcuar lidhjet mes Uashingtonit dhe Taipei.

Planet do t'i lejonin bosëve të Tajvanit të hyjnë në SHBA "nën kushte të respektueshme" dhe të takojnë homologët e tyre amerikanë.

Zyrtarët tashmë i kishin thënë Tajvanit të premten se vendi do të digjej vetëm nëse ata mbështeteshin në SHBA, duke shtuar paralajmërimet nga mediat shtetërore për rrezikun e luftës.

Li tha se Kina do të promovojë rritjen paqësore të marrëdhënieve përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe "të përparojë ribashkimin paqësor të Kinës".

"Ne do të mbetemi të patundur në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës dhe kurrë nuk do të tolerojmë asnjë skemë ose aktivitete separatiste për pavarësinë e Tajvanit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat