Arabia Saudite i dhuron Irakut një stadium!

Azia

Arabia Saudite i dhuron Irakut një stadium!

Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

Arabia Saudite njoftoi se do t’i dhuronte një stadium futbolli Irakut, pas ndeshjes së parë miqësore mes dy ekipeve kombëtare në territorin irakian që prej 40 vitesh, ndërkohë që FIFA do të njoftojë në mes të marsit vendimin e saj për ndalimin ose jo të ndeshjeve zyrtare në Irak.

”Princi trashëgimtar saudit, Mohamed Ben Salmane e përmendi këtë dhurim pas një bisede telefonike të zhvilluar dje në mbrëmje me kryeministrin irakian, Haider al Abadi”, njoftoi në një komunikatë kryeministria irakiane raporton AFP.

Më 28 shkurt, ekipet kombëtare të Irakut dhe Arabisë Saudite u ndeshën në Basra, në jug të Irakut, në kufi me Iranin, për një ndeshje të cilësuar si historike dhe shenja e fundit e afrimit politik mes Bagdadit dhe Riadit, rivali i madh rajonal i Teheranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat