30 të vdekur në një aksident automobilistik

Azia

30 të vdekur në një aksident automobilistik

Më: 6 mars 2018 Në ora: 18:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 30 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, humbën jetën sot në Gujarat, në perëndim të Indisë, pasi kamioni me të cilin po udhëtonin doli nga rruga, njoftuan autoritetet lokale.

Po ashtu disa të tjerë kanë marrë plagë dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku janë në gjendje kritike për jetën dhe bilanci i viktimave mund të rritet.

Bilanci fillestar i aksidentit, i regjistruar në zonën Bhavnagar, ishte 25 të vdekur.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke dashur të parakalonte një kamionçinë mbi një urë. Pesha e rëndë e mjetit, me të cilin udhëtonin rreth 60 persona, ka ndikuar negativisht, duke rënë tetë metra poshtë në shtratin e një lumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat