Ende është "shumë herët për të qenë optimist" rreth K.Veriore - Bota Sot
Ende është "shumë herët për të qenë optimist" rreth K.Veriore

Azia

E enjte, 20 shtator 2018

Ende është "shumë herët për të qenë optimist" rreth K.Veriore

Më: 7 mars 2018 Në ora: 08:57
Lideri jugkorean, Moon Jae-in, foto nga arkivi

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka thënë se është “shumë herët për të qenë optimist”, lidhur me ofertën e Koresë Veriore për të diskutuar me Shtetet e Bashkuara procesin e denuklearizimit.

“Ne jemi tani vetëm në fillim të procesit”, u ka thënë Moon liderëve të partive politike, pasi të dërguarit e tij kanë njoftuar për ofertën e Kim Jong Unit, kur janë kthyer nga udhëtimi historik drejt Phenianit.

Moon ka kundërshtuar supozimet e ndonjë marrëveshje të fshehtë me Phenianin, e cila me pas mund të ketë ndikuar për nisjen eventuale të negociatave.

“Nuk do të ketë një gjë të tillë si dhuratë për Veriun”, ka thënë Moon.

Lideri jugkorean ka rikonfirmuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet Bashkuara, si garantuesin kryesor të sigurisë së shtetit të tij.

“Unë mendoj se bisedimet për denuklearizim do të jenë të mundshme vetëm kur Koreja Jugore dhe Shtetet e Bashkuara të kenë qëndrime të përbashkëta në këto çështje”, ka thënë ai.

Moon po ashtu ka theksuar se nuk do të ketë lirim të sanksioneve apo presion, vetëm për shkak të dialogut mes dy Koreve.

“Bisedimet mes dy Koreve nuk do të jenë të mjaftueshme për të arritur paqe”, ka thënë ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test