Zyrtari fetar afgan cak i sulmit me bombë vetëvrasëse - Bota Sot
Zyrtari fetar afgan cak i sulmit me bombë vetëvrasëse

Azia

E shtunë, 23 qershor 2018

Zyrtari fetar afgan cak i sulmit me bombë vetëvrasëse

Më: 7 mars 2018 Në ora: 20:19
Pamje nga sulmi i sotëm në Jalalabad

Një bombë vetëvrasëse ka vrarë dy persona në lindje të Afganistanit, duke përfshirë udhëheqësin lokal të ministrisë së Haxhit dhe Çështjeve Fetare.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marr përgjegjësinë për sulmin e sotëm në kryeqytetin e Provincës Nangarhar, Jalalabad, përmes agjencisë së tij të lajmeve, Amaq.

Zëdhënësi i provincës Nangarhar, Attahullah Khogyani, ka thënë se 10 persona janë plagosur në shpërthim.

Sipas tij sulmuesi ka qenë afër zyrtarit për Çështje Fetare, Abdul Zahir Haqqani, kur ka kryer sulmin.

“Ai ishte duke iu afruar urës, kur sulmuesi i është afruar dhe e ka hedhur veten në erë”, ka shtuar zëdhënësi.

Talibanët dhe grupet e tjera militante të degëzuara të të ashtuquajturit Shteti Islamik janë aktive në Provincën Nangargar, e cila gjendet në kufi me Pakistanin dhe shumë shpesh është cak i sulmeve të zyrtarëve lokalë dhe forcave të sigurisë.

Më 6 mars, të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një tjetër sulmi me bombë, kanë njoftuar zyrtarët.

Asnjë grup nuk e ka marr përgjegjësinë për atë sulm.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test