Turqia është “trekëndëshi bashkëkohor i së keqes” - Bota Sot
Turqia është “trekëndëshi bashkëkohor i së keqes”

Azia

E shtunë, 22 shtator 2018

Turqia është “trekëndëshi bashkëkohor i së keqes”

Më: 8 mars 2018 Në ora: 08:50
Ilustrim

Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman e ka përshkruar Turqinë si pjesë të një “trekëndëshi të së keqes” së bashku me Iranin dhe grupet e ashpra islamike, njoftoi të mërkurën gazeta egjiptiane “Al-Shorouk”, cituar nga “Haaretz”.

Princi saudit gjithashtu akuzoi Turqinë se po përpiqej të rivendoste Khalifatin Islamik, të shfuqizuar gati një shekull më parë, kur Perandoria Osmane u rrëzua.

Komentet e tij pasqyrojnë dyshimin e thellë të Princit të Arabisë Saudite për Presidentin Tayyip Erdogan, Partia qeverisëse e së cilës AK ka lidhje të forta me Vëllazërinë Myslimane dhe lidhje të forta me Katarin, që Arabia Saudite i ka vendosur sanksione.

Turqia ka punuar gjithashtu me Iranin, rivali i Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme, në përpjekjet për të reduktuar luftimet në Sirinë veriore në muajt e fundit dhe shefat ushtarak iranian dhe turq shkëmbyen vizita vitin e kaluar.

“Al-Shorouk” citoi princin Mohammed të thoshte “trekëndëshi bashkëkohor i së keqes përfshin Iranin, Turqinë dhe grupet fetare ekstremiste”.

Princi foli për redaktorët e gazetës egjiptiane gjatë një vizite në Kajro, në udhëtimin e tij të parë të huaj që kur u bë trashëgimtar i gjigantit eksportues të naftës vitin e kaluar.

Ai tha se mosmarrëveshja me Katarin mund të jetë e gjatë, duke e krahasuar atë me embargon e Kubës të imponuar 60 vjet më parë.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini prenë lidhjet diplomatike dhe tregtare me Katarin qershorin e kaluar, duke pezulluar rrugët ajrore dhe anijet me eksportuesin më të madh të gazit natyror të lëngshëm, i cili është shtëpia e bazës ushtarake më të madhe të SHBA-së në rajon.

Megjithatë, Princi Salman tha se Katari nuk do të ndalohej të merrte pjesë në një samit arab të pritur nga Arabia Saudite më pas këtë muaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test