Dita Ndërkombëtare e Gruas në Korenë e Jugut - Bota Sot
Dita Ndërkombëtare e Gruas në Korenë e Jugut

Azia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Dita Ndërkombëtare e Gruas në Korenë e Jugut

Më: 8 mars 2018 Në ora: 17:47
Kore e Jugut

Qindra koreanojugorë shënuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot duke marrë pjesë në një tubim të lëvizjes "MeToo" kundër ngacmimeve seksuale.

Burrat u bashkuan me gratë në Seul në thirrjen për një përmirësim të të drejtave të grave në vendin e punës.

Lëvizja “MeToo” e Koresë së Jugut ka fituar mbështetje të madhe kjo pas dyshimeve që dolën në muajin janar se një prokurore ishte viktimë e keqtrajtimit dhe abuzimit seksual në vendin e punës.

Në Korenë e Jugut disa njerëz në pozicione të larta kanë dhënë dorëheqjen, përfshirë një guvernator i cili ishte një kandidat kryesor për president përpara se të akuzohej për përdhunimin e vazhdueshëm të sekretares së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test