Irani nuk negocion me Perëndimin prezencën në rajon - Bota Sot
Irani nuk negocion me Perëndimin prezencën në rajon

Azia

E enjte, 20 shtator 2018

Irani nuk negocion me Perëndimin prezencën në rajon

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:23
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, foto nga arkivi

Irani nuk do të negociojë me Perëndimin për prezencën e tij në Lindje të Mesme, ka thënë lideri suprem i këtij vendi, Ayatollah Ali Khamenei, disa ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, i cili ka kërkuar që të diskutohet roli i Teheranit në konfliktet rajonale, transmeton Reuters.

Le Drian, ka udhëtuar drejt Teheranit të hënën, për të rikonfirmuar mbështetjen e Evropës për marrëveshjen bërthamore.

Përmes këtij pakti, Iranit i është hapur ekonomia.

Ministri francez ka përmendur edhe shqetësimet amerikane për pragramin raketor të Teheranit dhe ndikimin e tij në rajon.

“Shtetet evropiane vijnë në Teheran dhe na tregojnë se dëshirojnë të negociojnë me Iranin për prezencën e tij në rajon. Nuk është puna e juaj. Është rajoni ynë. Pse jeni ju këtu?” është cituar të ketë thënë Khamenei sipas faqes së tij zyrtare.

Khamenei ka thënë se Irani do ta diskutonte një gjë të tillë vetëm me shtetet e rajonit.

“Ne do të negociojmë me Amerikën, kur të duam të jemi prezent në Amerikë”, ka thënë ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me tërheqje nga pakti bërthamor nëse tri vendet evropiane që janë po ashtu nënshkruese nuk i ndihmojnë në “rregullimin” e marrëveshjes, duke limituar aktivitetein e Iranit në Lindjen e Mesme dhe frenimin e programit bërthamor.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kritikuar programin dhe ka rritur mundësinë për sanksione të reja.

Teherani e mbështet qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, kundër forcave rebele, duke përfshirë grupet e mbështetura nga Perëndimi.

Ky vend është po ashtu aleat i armikut të Izraelit, Hezollah në Liban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test