Tokio, vitin e kaluar në rrugë janë gjetur mbi 35 milionë dollarë

Azia

Tokio, vitin e kaluar në rrugë janë gjetur mbi 35 milionë dollarë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:28
Tokio

Policia e Tokios ka njoftuar së në vitin e kaluar, banorët e qytetit kanë gjetur afro 35.3 milionë dollarë të cilat i kanë dorëzuar në polici.

Shuma e parave të gjetura në rrugët e Tokios në Japoni dhe të dorëzuara në polici ka kaluar shifrën prej 35 milionë dollarësh, transmeton AA. Sipas lajmit të publikuar nga Kyodo, policia e Tokios ka njoftuar së në vitin e kaluar, banorët e qytetit kanë gjetur afro 3.75 miliardë jenë (35.3 milionë dollarë) të cilat i kanë dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit të policisë, 25 milionë dollarë nga kjo shumë iu është rikthyer pronarëve, ndërkaq 4.77 milionë dollarë iu janë dhënë atyre që i kanë sjellë paratë. Nga ana tjetër, afro 4.5 milionë dollarë kanë hyrë në kasafortën e Menaxhmentit të Qytetit të Tokios.

Atyre të cilët rrugëve të Tokios kanë gjetur para dhe i kanë dorëzuar në polici u takon 20 për qind e shumës si shpërblim nga pronari. Nëse brenda 3 muajve nga dorëzimi i parave, nuk paraqitet pronari, atëherë paratë i takojnë personit që i ka gjetur ato.

Nëse nuk paraqitet as pronari e as personi që ka gjetur nuk dëshiron t’i marrë paratë e gjetura, atëherë këto para përfshihen në të ardhurat publike lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat