OKB: Ushtria siriane ka kryer abuzime seksuale ndaj civilëve - Bota Sot
OKB: Ushtria siriane ka kryer abuzime seksuale ndaj civilëve

Azia

E shtunë, 21 prill 2018

OKB: Ushtria siriane ka kryer abuzime seksuale ndaj civilëve

Nga: ATSH Më: 15 mars 2018 Në ora: 20:14
Ilustrim

Ushtria siriane dhe milicia që janë mbështetës të regjimit, kanë ushtuar në mënyrë sistematike akte dhune dhe abuzime seksuale kundër civilëve, mizori që konsiderohen krime kundër njerëzimit, thuhet në një hetim të OKB-së të publikuar sot.

“Luftëtarët rebelë, të cilët luftojnë kundër regjimit sirian, kanë kryer krime të ngjashme, por në një shkallë më të vogël se dhuna e ushtruar nga forcat qeveritare dhe milicët, aleatë të tyre”, theksoi në raportin e tij Komisioni Ndërkombëtar i Hetimeve për Sirinë, i mandatuar nga Kombet e Bashkuara.

Këto konkluzione, të prezantuara në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në selinë evropiane të OKB-së në Gjenevë, janë të bazuara në 454 intervista me të mbijetuar, dëshmitarë dhe stafin mjekësor. Qeveria siriane në fakt nuk i ka lejuar kurrë hetuesit e këtij Komisioni që të mbledhin informacione në zonat e prekuara nga lufta, transmeton ATSH.

Barrikadat e ngritura nën kontrollin e regjimit apo aleatëve të tij, si dhe qendrat e izolimit janë vendet kryesore të abuzimeve seksuale, bën të ditur raporti, që përshkruan disa skena tmerri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test