Kombet e Bashkuara kanë apeluar sot që të dërgojnë urgjentisht ndihma për sirianët, të cilët gjenden në zonat e luftës, duke thënë se ata janë "të lodhur, të uritur, traumatizuar dhe të frikësuar".
"OKB-ja në Siri apelon urgjentisht për ndihmë që të ndalohet situata katastrofale në të cilën ndodhen dhjetëra-mijëra njerëz nga enklavat Guta dhe Afrin", njoftoi Zyra humanitare e OKB-së në Damask.