Japonia në përpjeke për t’u dhënë fund martesave të fëmijëve

Azia

Japonia në përpjeke për t’u dhënë fund martesave të fëmijëve

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:17
Ilustrim

Japonia i është bashkuar kampanjës botërore që po zhvillohet në përpjekje për ta ndalur martesën e fëmijëve.

Është propozuar ndryshimi i ligjit në Japoni, ku kërkohet që mosha 18 vjeçare të jetë minimalja për martesë, si për djem ashtu edhe për vajza. Momentalisht, 20 vjeçarët mund të martohen pa lejen e prindërve, kurse me lejen e prindërve, djemtë mund të martohen 18 vjeçar, kurse vajzat në moshën 16 vjeçare.

Martesa e fëmijëve- martesat e kryera para moshës 18 vjeçare, në mbarë botën lidhen me vajza që braktisin shkollën, duke rrezikuar që të jetojnë në varfëri dhe të jenë viktima të dhunës familjare.

Japonia luan një rol të rëndësishëm në përpjekjen për ta ndalur praktikën e martesës së hershme. Qeveria japoneze është një nga kontribuesit më të mëdhenj në shumë vende përmes fondeve për ta luftuar këtë dukuri. Po ashtu, edhe vet Japonia përballet me këtë problem. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat