Afganistan: Të paktën 12 të vrarë nga një sulm me bombë

Azia

Afganistan: Të paktën 12 të vrarë nga një sulm me bombë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:52
Harta e Afganistanit, foto ilustruese

Një bombë e vendosur në një makinë ka shpërthyer në hyrje të një stadiumi në Lashkar Gah, në kryeqytetin e provincës Helmand, duke vrarë të paktën 12 persona dhe plagosur dhjetra të tjerë.

Omar Zawak, zëdhënës i guvernatorit provicial, i ka thënë Radios Afganistani i Lirë se sulmi është kryer nga një sulmues vetëvrasës, i cili ka shpërthyer eksplozivët që kishte në makinë.

Sulmi ka ndodhur teksa njerëzit po hyjnin në stadium, pak kohë pasi një ndeshje e mundjes kishte përfunduar.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat