Dy persona kanë vdekur nga sulmi me bombë në Egjipt, cak ishte shefi i sigurisë

Azia

Dy persona kanë vdekur nga sulmi me bombë në Egjipt, cak ishte shefi i sigurisë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 13:32
Ushtria egjiptiane në operacionin e saj që ka cak militantët islamikë, foto nga arkivi

Një shpërthim i shkaktuar nga një bombë e vendosur nën një makinë në qytetin e dytë më të madh në Egjipt, Aleksandri, ka lënë të vdekur dy persona, duke përfshirë në zyrtar policor.

Katër zyrtarë të tjerë të policisë janë plagosur nga shpërthimi, i cili ka pasur cak shefin e policisë, majorin, Mostafa al-Nemr, ka njoftuar ministria e Brendshme.

“Shpërthimi ka ndodhur në distriktin Roshdi derisa ishte duke kaluar udhëheqësi i Bordit të Sigurisë së Aleksandrisë”, ka thënë ministria përmes një deklarate.

Nemr nuk është plagosur në këtë shpërthim, ka raportuar gazeta shtetërore al-Ahram, duke cituar Departamentin e Sigurisë së këtij qyteti.

Ky shpërthim vjen vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, në të cilat presidenti, Abdel-Fattah el-Sissi, pritet të fitojë edhe një tjetër mandat.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Forcat e sigurisë së Egjiptit janë duke punuar në një operacion të gjerë, i cili ka cak militantët islamikë në Gadishullin Sinai dhe zona tjera.

Egjipti është në gjendje të jashtëzakonshme prej prillit të vitit 2017 si pasojë e një sulmi që është pretenduar të jetë kryer nga një bashkëpunëtor lokal i grupit militant, Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat