Në Pakistan vritet një transgjinore dhe miku i saj

Azia

Në Pakistan vritet një transgjinore dhe miku i saj

Më: 28 mars 2018 Në ora: 10:17
Pakistan

Persona të armatosur qëlluan dhe vranë një grua transgjinore dhe një mik të saj në qytetin Peshauar të Pakistanit.

Zyrtari i policisë, Mohammad Tahir, tha se motivi i sulmit nuk është i qartë.

Dhjetëra njerëz transgjinorë janë vrarë në vitet e fundit kryesisht në krahinën konservatore Khyber Pakhtunkhva të Pakistanit, kryeqytet i së cilës është Peshauari.

Aleanca Trans-Action, një grup lokal i të drejtave të njeriut, thotë se 55 njerëz janë vrarë atje gjatë tre vjetëve të fundit.

Përgjegjësinë për vrasjet nuk e merr asnjë grup, por ekstremistët islamikë, që i lidhin transgjinorët me prostitucion, janë aktivë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat