Malala përsëri në Pakistan, por në përcjellje të Policisë

Azia

Malala përsëri në Pakistan, por në përcjellje të Policisë

Më: 29 mars 2018 Në ora: 09:26
Malala Yousafzai

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe Malala Yousafzai ka udhëtuar sot për në vendlindjen e saj në Pakistan nga e cila ka ikur para gjashtë vitesh ku ishte plagosur nga talebanët.

Stacioni televiziv pakistanez “Geo” ka publikuar pamjet ku shihet Malala në aeroportin ndërkombëtar në Islamabad në përcjelle të prindërve dhe 15 automjeteve të sigurisë.

Malala pritet të takohet me kryeministrin e Pakistanit ndërsa mediat lokale atje bëjnë më dije se është shumë pak e mundur se ajo do ta vizitojë edhe vendin ku ka jetuar për shkaqe sigurie.

Ajo në vitin 2014 ka fituar çmimin Nobel për paqe për shkak të angazhimit në arsimimin e vajzave në Pakistan dhe ka mbetur laureati më I ri në histori.

Malala tash i ka  20 vjet dhe ajo në Pakistan është plagosur në vitin 2012 kur njerëz të maskuar e të armatosur kanë ndaluar autobusin me të cilin po kthehej në shtëpi dhe  e kanë qëlluar në kokë.

Javën e kaluar në Twitter Malala ka shkruar se po i mungon vendlindja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat