Konfliktet në Rripin e Gazës mes izraelitëve dhe palestinezëve të krijon idenë se nuk do të përfundojnë kurrë, ndërsa prej disa dekadash numri i të pafajshmëve të vrarë në të dyja anët e kufirit i ka kaluar disa mijëra.
Por në një video të publikuar së fundmi tregohet momenti i vrasjes së një adoleshenti të paarmatosur që bashkë me disa miq tentuan të “”rrëmbenin” një gomë makine, në atë pjesë që quhet toka e askujt.
E ndërsa mediat palestineze shkruajnë se prindërit e të ndjerit kanë deklaruar se djali i tyre nuk ka qenë asnjëherë pjesë e militantëve islamikë të Hamas, forcat ushtarake izraelite kanë një tjetër version për ngjarjen.
Sipas tyre këto pamje nuk janë të vërteta dhe janë pjesë e propagandës së Hamas.