Ish – shefi i forcave ajrore izraelite: Izraeli e ka sulmuar Sirinë

Azia

Ish – shefi i forcave ajrore izraelite: Izraeli e ka sulmuar Sirinë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 14:49
Ilustrim

“Nuk kam asnjë dyshim se Izraeli ka lidhje ndërjmet sulmit ajror dhe sulmit kimik të Asadit”, ka thënë Eitan Ben Eliyahu.

Ndërkohë që Siria po pretendon se SHBA’të kanë sulmuar bazën e saj ajrore dhe Pentagoni e ka mohuar menjëherë këtë, ish –zyrtari i forcave ajrore izrealite thotë se Izraeli qëndron prapa sulmit.

Disa orë pasi baza ajore e Homsit në Siri u sulmua dhe asnjë qeveri nuk morri përgjegjësinë, ish –komandanti I forcave ajrore të Izraelit Gjeneral Majori Eitan Ben Eliyahu thotë se Izraeli ka qenë prapa sulmit.

“të vetmit që munden ta sulmojnë Sirinë janë Amerikanët dhe Izarelitët” ka thënë ai.

“Ky rajon është sulmuar nga Izraelitët në të kaluarën personalisht e kam mbikëyrur një sulm në këtë rajon” ka thënë ai.

“nëse amerikanët do ta kryenin sulmin, nuk do të kishin arsye ta mohonin” thotë Eliahy. Pëkundrazi, shton ai, amerikanët do të krenoheshin me reagimin e shpejtë, nëse do ta kishin kryer sulmin.

“KY ishte një reagim i shpejtë nga një shtet për ngjarjet që ndodhën në Siri”. “ShBA’të do ta kishin shumë të vështirë të reagonin për atë që po ndodhë në Siri pa pasur ndonjë aeroplanmbajtëse apo aeroplan të vendosur në Lindje të Mesme” ka thënë ish –shefi i forcave ajrore izraelite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat