Aksident i rëndë komunikacioni në Indi

Azia

Aksident i rëndë komunikacioni në Indi

Më: 9 prill 2018 Në ora: 20:22
Ilustrim

Të paktën 17 fëmijë kanë humbur jetën kur një autobus i shkollës ka dalë nga rruga dhe ra në një greminë të thellë 100 metra në shtetin verior indian Himachal Pradesh, njoftuan sot autoritetet vendore.

Sipas tyre, policia ka nxjerrë trupat e 17 personave të pajetë, por bilanci i viktimave mund të jetë më i madh.

Në autobusin e shkollës gjendeshin 30 fëmijë. Ekipi për kërkim-shpëtim ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat