Gjenerali rus: Policia ushtarake ruse nesër vendoset në Duma

Azia

Gjenerali rus: Policia ushtarake ruse nesër vendoset në Duma

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:26
Duma, Siri

Sulmi i supozuar me armë kimike mbi civilët në qytetin sirian Duma, u fotografua dhe raportua nga anëtarët e grupit të Helmetave të Bardha, tha gjenerali i përgjithshëm i ushtrisë ruse, Victor Poznahir.

Ai tha se hetimet në terren në vendin e sulmit të dyshuar, nuk zbuluan ndonjë provë për të mbështetur pohimet se ka pasur një sulm me armë kimike.

Gjenerali rus po ashtu pohoi se policia ushtarake ruse do të dërgohet nesër në Duma, për të garantuar sigurinë e qytetit.

"Që nesër, njësitë e policisë ushtarake ruse do të vendosen në qytetin Duma për të ofruar siguri, për të mbrojtur ligjin dhe për të organizuar ndihmat për popullatën lokale", u tha gazetarëve Poznahir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat