Ambasadori sirian: Do të mbrohemi në rast sulmi

Azia

Ambasadori sirian: Do të mbrohemi në rast sulmi

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:30
Bashar al-Jafari

Siria do të mbrohet nëse sulmohet nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar al-Jafari.

"Nëse Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca, mendojnë se mund të na sulmojnë dhe ta rrezikojnë sovranitetin tonë, nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të arrijmë të neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara, që na jep të drejtën për të mbrojtur veten. Është një premtim, nuk do të lejojmë askënd të shkelë sovranitetin tonë", shtoi Al Jafari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat