Televizioni shtetëror i Sirisë: Mbrojtja ajrore siriane “rrëzuan 13 raketa amerikane”

Azia

Televizioni shtetëror i Sirisë: Mbrojtja ajrore siriane “rrëzuan 13 raketa amerikane”

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:26
Siri

Televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar sulmin nga SHBA-të dhe aleatët e saj si një ‘shkelje flagrante’ e së drejtës ndërkombëtare.

Sipas medieve të huaja, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj realizuan deri në 120 sulme ajrore në Siri në një ‘të shtënë të një kohë’ që Pentagoni tha se ndodhi pas provave bindëse se presidenti sirian Bashar al-Assad ishte përgjegjës për një sulm të armëve kimike duke përdorur të paktën gazin e klorit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe gjenerali detar Joseph Dunford thanë se tre objekte kryesore të armëve kimike u vunë në shënjestër nga raketat nga deti dhe nga avionët.

Megjithatë, po sipas medieve të huaja, Pentagoni nuk mundi të konfirmojë sa raketa kanë goditur objektivat e tyre.

Ndërkohë televizioni shtetëror sirian pretendon se mbrojtjet ajrore të Sirisë rrëzuan 13 raketa amerikane.

Po sipas këtij televizioni, raketat ishin rrëzuar në zonën e Kiswah në jug të Damaskut, kryeqytetit.

Ai tha gjithashtu se tre civilë janë plagosur në sulmin në një bazë ushtarake në Homs.

Thuhet se një tjetër sulm me “një numër raketash” që synonte një qendër kërkimore shkencore shkatërroi një ndërtesë dhe shkaktoi dëme të tjera materiale, por asnjë humbje njerëzore. Rrjeti thotë se ndërtesa në qendrën kërkimore përfshinte një qendër edukimi dhe laboratorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat