Mbi 100 të arrestuar në protestat në Armeni

Azia

Mbi 100 të arrestuar në protestat në Armeni

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:34
Jerevan, Armeni

Mbi 100 protestues u arrestuan në qendër të Jerevanit pas përleshjeve me policinë që rrethoi një ndërtesë të madhe qeveritare.

Sot është dita e shtatë e protestave në kryeqytetin e Armenisë kundër zgjedhjes së ish-presidentit Serzh Sarkisian në postin e kryeministrit.

Një zëdhënës i policisë tha se 106 protestues janë arrestuar në Sheshin e Republikës, ku ndodhen zyrat qeveritare.

Arrestimet u bënë pasi policia i paralajmëroi qytetarët kundër bllokimit të ndërtesave të qeverisë.

Protestat po udhëhiqen nga lideri i opozitës, Nikol Pashinian. Ditë më parë, Parlamenti i Armenisë e votoi Sarkisianin për kryeministër, duke forcuar dominimin e tij pas një dekade si president. Shtetet e Bashkuara u kërkuan të dyja palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat