Moon: Pheniani nuk ka vendosur kushte lidhur me bisedimet

Azia

Moon: Pheniani nuk ka vendosur kushte lidhur me bisedimet

Më: 19 prill 2018 Në ora: 20:30
Mun Jae-in

Presidenti i Koresë së Jugut Mun Jae-in, tha se Koreja e Veriut nuk po imponon kushte lidhur me takimet e pritshme me të, apo Presidentin amerikan Donald Trump, mbi ndalimin e armëve bërthamore në gadishullin Korean.

Të enjten zoti Moon u tha drejtuesve të koorporatave në Seul "se Pheniani nuk ka vendosur ndonjë kusht që SHBA-ja nuk do ta pranonte, siç është tërheqja e trupave amerikane nga Koreja e Jugut". Ai tha se "ata kërkojnë vetëm fundin e politikave armiqësore ndaj Koresë së Veriut, mbështetur me garanci për sigurinë".

Presidenti Moon tha se “nuk mendon se çarmatosja bërthamore ka kuptime të ndryshme për Korenë e Jugut dhe atë të Veriut”. Veriu sipas tij, po shpreh vullnet për çarmatim të plotë bërthamor".

Mun Jae-in tha se dialogu mes dy Koreve duhet të vazhdojë edhe pas takimit të 27 prillit mes tij dhe Kim Jong Un-it, si dhe takimit mes Presidentit amerikan Trump me udhëheqësin e Phenianit, për të cilin nuk është përcaktuar ende një datë./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat