Mbreti Salman nuk ishte në pallat gjatë të shtënave ndaj dronit

Azia

Mbreti Salman nuk ishte në pallat gjatë të shtënave ndaj dronit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 00:55
Mbreti Salman

Mbreti i Arabisë Saudite Salman nuk ishte në pallat në Riad të shtunën kur forcat e sigurisë rrëzuan një dron. Njoftimi u bë për Reuters nga një zyrtar saudit.

“Mbreti ishte në fermën e tij në Diriya”, tha zyrtari.

Zëdhënësi i policisë së Riadit më herët tha se forcat e sigurisë kishin rrëzuar një dron që pa autorizim kishte hyrë në zonën e pallatit mbretëror.

Organet kompetente sipas tij po merren me hetimin e rastit.

Derisa fotot dhe videot e të shtënave po qarkullonin në rrjetet sociale, një aktivist i të drejtave të njeriut, Ghanem al-Masarir tha se mbreti Salman ishte zhvendosur në një bunker në bazën ushtarake të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat