Policia ndalon liderin e protestave në Armeni

Azia

Policia ndalon liderin e protestave në Armeni

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:03
Protesta në Jerevan. 22 prill, 2018.

Lideri i protestave në Armeni, Nikol Pashianian është ndaluar nga policia dhe është dërguar në stacion policor.

Ai u arrestua pak kohë pasi bisedimet në mes të tij dhe kryeministrit, Serzh Sarkisian dështuan.

Pashinian është konfrontuar me zyrtarët policorë gjatë protestës. Policia ka përdorur bomba tymi për të ndaluar protestuesit.

“Njerëzit duhet ta lirojnë Nikol Pashinianin”, ka thënë ligjvënësi opozitar Sasun Mikaelyan.

Në Armeni, për të dhjetën ditë me radhë protestuesit po kundërshtojnë zgjedhjen e Sarkisian në postin e kryeministrit.

Ai ka shërbyer për dy mandante si president.

Më herët gjatë ditës, Pashinian dhe Sarkisian ishin takuar. Sarkisian ishte larguar nga takimi duke e akuzuar ligjvënësin opozitar se po e “shantazhon”.

“Kam ardhur për të folur për dorëheqjen tënde”, i ka thënë Pashinian kryeministrit në fillim të takimit të tyre.

Protestuesit në Armeni po kundërshtojnë ndryshimin e sistemit politik në vend, duke thënë se kjo i mundëson Sarkisianit që të vazhdojë të qëndrojë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat