Aeroplanët irakianë sulmojnë ISIS-in, 36 të vrarë

Azia

Aeroplanët irakianë sulmojnë ISIS-in, 36 të vrarë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Ushtria irakiane kreu sulme ajrore mbi pozicionet e Shtetit Islamik në Siri në të cilin u vranë 36 ekstremistë, duke përfshirë disa nga udhëheqësit në Siri.

Kjo është bërë e ditur sot nga një zëdhënës i ushtrisë irakiane.

Ai tha se aeroplanë luftarakë irakianë sulmuan fabrikën e eksplozivëve të Shtetit Islamik dhe pozita të tjera në Siri, pas sulmeve më 19 prill.

Reuters shkruan se ky ishte një nga sulmet e rralla ajrore që Iraku ka kryer përtej kufijve të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat