Dy fëmijë në Indonezi martohen pavarësisht protestave

Azia

Dy fëmijë në Indonezi martohen pavarësisht protestave

Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:35
Ilustrim

Pas një beteje të gjatë dhe një proteste mbarë popullore, dy fëmijë në Indonezi javën e kaluar kanë arritur që të martohen.

Djali 15 vjeçar dhe vajza 14 vjeçare kishin marrë leje për martesë nga një gjykatë me bazë fetare, mirëpo rasti ngriti shumë protesta dhe debate, jo vetëm brenda vendit.

Nusja e re ka thënë se martesa ishte “fat”, duke treguar se ka pesë muaj që ata takojnë njëri-tjetrin. Kur familjet e tyre e kuptuan, ata menjëherë sygjeruan fëmijët që të martohen. Nëna e nuses po ashtu ishte martuar në moshën 14 vjeçare.

Indonezia është një vend me shumicë myslimane dhe ka numrin më të lartë të martesave të fëmijëve, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.

Me ligjin e tanishëm, martesa vajzave u lejohet nga mosha 16 vjeçare, kurse djemve nga mosha 19 vjeçare, mirëpo gjykatat fetare mund ta përjashtojnë këtë rregull, dhe shpesh herë e bëjnë këtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat