Rrezik për përplasje, trupat franceze hyjnë në Siri në mbështetje të trupave kurde

Azia

Rrezik për përplasje, trupat franceze hyjnë në Siri në mbështetje të trupave kurde

Më: 28 prill 2018 Në ora: 23:17
ilustrim

Trupat franceze kanë hyrë në Siri në një bazë ushtarake në qytetin Remelan i cili kontrollohet nga kurdët.

Trupat franceze janë rivendosur të enjten, sipas raportimeve.

Ushtarët franzezë vazhdimisht kanë kaluar kufirin mes Sirisë dhe Irakut dhe kanë marrë pjesë në operacione afër qyteteve siriane të Manbij, Raqqa dhe Deir ez-Zor.

Forcat janë të stacionuara në pesë baza ushtarake në vendet e kontrolluara nga forcat kurde.

Presidenti franzes Emanuel Makron u takua me një delegacion të Forcave Demokratike të udhëhequra nga kurdët dhe i siguroi ata për mbështetjen e Francës në stabilizimin e Sirisë veriore.

Pas një takimi, një zyrtar i lartë kurd tha se Franca do të dërgojë më shumë trupa në Sirinë veriore.

Në anën tjetër, Turqia është e përfshirë në një kampanjë agresive për të eleminuar YPG’n kurde, të cilën Ankaraja e sheh si terroriste por që nga SHBA’ja dhe vendet perëndimore shihet si aleate në luftimin e ISIS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat