Vetëvritet “super polici” indian

Azia

Vetëvritet “super polici” indian

Më: 11 maj 2018 Në ora: 14:39
Himanshu Roy

Është vetëvrarë njëri nga policët më të vjetër në qytetin perëndimor të Indisë, Mumbai.

55 vjeçari Himanshu Roy, ka qenë në krye të skuadrës kundër terrorit. Ai ka qenë duke u trajtuar nga mjekët që një kohë të gjatë për shkak se vuante nga sëmundja e kancerit.    

Roy ka merita për zgjidhjen e disa prej rasteve më të ndjeshme në vend, duke përfshirë edhe vrasjen e një gazetari të njohur.

Ai ka zgjidhur edhe raste të tjera të profileve të larta, ndër to edhe vrasjen e aktores Laila Khan, zhdukja e së cilës kishte kryesuar mediat botërore, raporton BBC.

Një i afërm i tij ka thënë se Roy ishte lodhur nga kimioterapia.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë Indinë, ku ishte i njohur si “super polic".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat