Irani dhe Izraeli shkëmbejnë kërcënime pas sulmit raketor në Siri

Azia

Irani dhe Izraeli shkëmbejnë kërcënime pas sulmit raketor në Siri

Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:37
Një luftëtar i Hezbollahut në kufi me Izraelin.

Irani dhe Izraeli u futën në “luftë fjalësh”, dy ditë pas goditjeve me raketa në Siri. Një klerik iranian kishte kërcënuar që do të bënte “rrafsh me tokë” dy qytetet izraelite “nëse veprojnë pa mend” dhe sulmojnë forcat iraniane në Siri sërish.

Ministri i Mbrojtjes nga Izraeli lëshoi vërejtjen e tij personale, duke thënë se presidenti i Sirisë, Bashar-al-Assad, do të përballet vetëm me “dëme dhe probleme” nëse e largon prezencën e forcave iraniane nga shteti.

Ministri izraelit Avigor Lieberman, tha se Assadi duhet të jetë i kujdesshëm ngaj Qassem Soleimani, kryesues i Gardës Revolucionare që shtrinë misionin edhe jashtë kufijve të Iranit.

“Kam një mesazh për Assadin: Largoni iranianët, largoni Qassem Soleimanin. Ata nuk poi u ndihmojnë, ata vetëm po shkaktojnë dëme”, tha Lieberman.

Më 10 maj, Izraeli akuzoi Iranin për sulm me raketa nga Siria në një zonë të kapur nga Izraeli, që është hera e parë kur besohet se Irani ka sulmuar me raketa Izraelin.

Izraeli kishte goditur prapa me armët më të forta ajrore në Siri, që nga fillimi i luftës civile më 2011, duke thënë se ka sulmuar gati të gjithë infrastrukturën ushtarake të Iranit në këtë shtet. Një monitories i luftës dëshmoi se goditja la 23 luftëtarë të vdekur.

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë Iranin të shtrijë prezencën ushtarake afër kufijve me Sirinë, ku trupat ushtarake, të këshilltarve të Iranit dhe policia shi’ite kanë luajtur një rol kyc që nga viti 2011.

Irani i quajti akuzat e Izraelit të pabaza dhe të fabrikuara.

Kleriku sirian Ayatollah Ahmad Khatami, paralajmëroi se shteti cifut mund të përballet me shkatërrim nëse vazhdon të sfidojë Iranin.

“Ne do të zgjerojmë kapacitetin raketor, për të paralajmëruar Izraelin që nëse vepron pa mend, ne do të bëjmë rrafsh me tokë Tel Avivin dhe Haifan”, tha ai gjatë lutjeve të së premtes që u shfaqën në televizionin shtetëror të Iranit.

Kryesuesi i Parlamentit të Libisë, Nabih Berri, që është aleat i Hezbollahut, tha në një intervistë se 1,000 trupat amerikane që janë të vendosur në Siri për të luftuar Shtetin Islamik, mund të jenë në rrezik.

“Është interes i Amerikës në Siri, por nëse zhvillohet një luftë më e madhe, nuk besoj se edhe presidenti amerikan mund të parandalojë pasojat”, tha ai.

Shtëpia e Bardhë më 10 maj ka përsëritur qëndrimin se Irani duhet të ndalojë me këto veprime kundër aleatëve amerikanë./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat