Pjesëmarrje shumë e ulët në zgjedhjet në Irak

Azia

Pjesëmarrje shumë e ulët në zgjedhjet në Irak

Më: 14 maj 2018 Në ora: 06:43
Irak

Më pak se gjysma e irakianëve me të drejtë vote morën pjesë në votimet kombëtare këtë radhë, sipas shifrave zyrtare lidhur me zgjedhjet e para që nga mposhtja e Shtetit Islamik.

Komisioni zgjedhor i Irakut tha se rezultatet e zgjedhjeve për parlamentin e vendit pritet të dalin brenda dy ditësh.

Zyrtarët thanë se vetën 44% e irakianëve me të drejtë vote morën pjesë të shtunën në votime. Kjo shifër përfaqëson pjesëmarrjen më të ulët që kur Sadam Huseini u rrëzua nga pushteti në 2003. Zyrtarët e zgjedhjeve fajësojnë masat e forta të sigurisë në qendrat e votimit, pesimizmin e votuesve si dhe parregullsitë lidhur me sistemin zgjedhor.

Gjatë zgjedhjeve zyrtarët kishin mbyllur rrugët e aeroportet për arsye sigurie. Muajin e kaluar, mbetjet e ISIS-it që vazhdojnë të operojnë në vend megjithë mundjen e tyre nga forcat irakiane, thanë se do të sulmojnë këdo që merr pjesë në zgjedhje.

Megjithë masat tepër të rrepta të sigurisë, u njoftua se ishte zbuluar një bombë, si dhe pati shqetësime të tjera për dhunë.

Kryeministri aktual Haider al-Abadi si dhe disa figura të tjera të njohura, si kryeministri i mëparshëm Nuri al-Maliki, konkurruan në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat