Hezbollahu: Sulmet me raketa në Lartësitë Golan, fazë e re e luftës siriane

Azia

Hezbollahu: Sulmet me raketa në Lartësitë Golan, fazë e re e luftës siriane

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:14
Lartësitë Golan

Lideri i grupit Hezbollan në Liban, Sayyed Hassan Nasrallah tha sot se sulmet me raketa nga Siria, në territorin e kontrolluar nga Izraeli në Lartësitë Golan javën e kaluar, kanë shënuar një fazë të re në luftën siriane.

Izraeli ka thënë se sulmet janë kryer nga Garda Revolucionare e Iranit, që ka themeluar Hezbollahun në vitin 1982. Luftëtarët shiitë të Hezbollahut luftojnë në Siri dhe mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, transmeton Reuters.

Gjatë një fjalimi televiziv, Nasrallah tha se sulmet me raketa kanë treguar se Siria dhe aleatët e saj, janë të gatshëm të shkojnë shumë larg, për të mbrojtur Sirinë nga Izraeli.

Nasrallah tha se 55 raketa janë lëshuar nga territori sirian ndaj caqeve izraelite. Izraeli ka thënë se ka goditur 20 raketa përmes sistemeve të tij raketore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat