Korea e Veriut anuloi bisedimet me Jugun

Azia

Korea e Veriut anuloi bisedimet me Jugun

Më: 15 maj 2018 Në ora: 21:24
Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka anuluar bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Jugut për shkak të zemërimit mbi stërvitjet ushtarake, raportojnë mediat atje.

Agjencia e lajmeve e KCNA e Koresë së Veriut tha se ushtrimet midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut ishin një "provokim".

Ai gjithashtu paralajmëroi SHBA –në për fatin e samitit historik midis Kim Jong-un dhe presidentit amerikan Donald Trump, që ishte planifikuar për t’u mbajtur më 12 qershor.

Në mars, Trump tronditi botën duke pranuar një ftesë për të takuar Kim Jong-un.

Ky lajm i fundit është duke u përditësuar dhe më shumë detaje do të publikohen së shpejti, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat