9 të vdekur në Indi nga virusi i transmetueshëm nga kafshët

Azia

9 të vdekur në Indi nga virusi i transmetueshëm nga kafshët

Më: 21 maj 2018 Në ora: 14:30
Ilustrim

Zyrtarët e shëndetësisë në shtetin jugor të Indisë, Kerala, kanë bërë të ditur se nëntë njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit të quajtur Nipah.

25 të tjerë janë shtruar në spital më simptoma të këtij virusi.

Nipah është një infeksion i cili mund të transmetohet nga kafshët të njerëzit. Deri më tani nuk ka asnjë vaksinë për virusin i cili përqindjen e mortalitetit e ka 70, raporton BBC.

Ky virus po ashtu është në listën e top 10 sëmundjeve që Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka paraparë t’i trajtojë me priorite. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat