IS vret katër ushtarë rusë në Siri

Azia

IS vret katër ushtarë rusë në Siri

Më: 27 maj 2018 Në ora: 18:54
Putin

Ministria e mbrojtjes ruse thotë se 'terroristët' kanë plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë në Deir ez-Zor.

Një përleshje me "terroristët" në Sirinë lindore rezultoi me vdekjen e katër ushtarëve rusë, tha ministria e mbrojtjes e Rusisë të dielën.

Trupat qeveritare ruse dhe siriane dhe personat e armatosur pro-qeveritarë kanë luftuar anëtarë të grupit të Shtetit Islamik në krahinën lindore të Deir ez-Zor, ku ekstremistët rifilluan sulmet e tyre kundër forcave qeveritare dhe aleatëve të tyre gjatë javëve të fundit.

Ministria ruse tha se të vdekurit ishin këshilltarë ushtarakë të bashkangjitur në një njësi të ushtrisë siriane në Deir ez-Zor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat