Burri në Mekë bën vetëvrasje, hidhet nga ballkoni mes njerëzve

Azia

Burri në Mekë bën vetëvrasje, hidhet nga ballkoni mes njerëzve

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 18:48

Një burrë bëri vetëvrasje vetëm disa metra larg vendit të njohur si Qabe, brenda xhamisë së Madhe të Mekës, duke u hedhur nga kati i tretë në sipërfaqe, ku mijëra pelegrinë po kryejnë tarafin.

Incidenti ndodhi të premten vonë. Disa media saudite raportuan se burri vdiq menjëherë pas goditjes në tokë. Ai ishte një qytetar 26 vjeçar francez i cili u konvertua në Islam, fe e cila e konsideron vetëvrasjen si një mëkat të pafalshëm.

Autoritetet po hetojnë motivin e vetëvrasjes, dhe po marrin parasysh nëse ka pasur shkelje të sigurisë.

Më parë, në shkurt të vitit 2017, një burrë u përpoq të vriste veten brenda kompleksit të Qabesë së Shenjtë për myslimanët, por u pengua nga rojet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat