Për katër muaj në Siri zhvendosen 920 mijë njerëz

Azia

Për katër muaj në Siri zhvendosen 920 mijë njerëz

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:17
Ilustrim

Mbi 920.000 njerëz janë zhvendosur në Siri në katër muajt e parë të këtij viti, shifër kjo rekorde në konfliktin shtatëvjeçar, njoftuan sot Kombet e Bashkuara.

Koordinatori humanitar i OKB-së për Siri, Panos Mumcis, tha në konferencën për media në Gjenevë se eskalimi ushtarak mund të komplikojë më shumë situatën në Idlib se në zonat tjera të luftës në Siri.

Ai ndërkaq shprehu brengën rreth sulmeve të fundit ajrore në provincën Idlib, e cila është nën kontrollin e kryengritësve.

Sipas tij, organizata humanitare e OKB-së OCHA është në gatishmëri të lartë për shkak të mundësisë së zhvendosjeve të reja të rreth dy milionë njerëzve në  Idlib dhe shtoi se “nuk ka më ku të shkohet” brenda Sirisë.

Ndryshe, Observatoriumi sirian për të drejtat e njeriut njoftoi se nga e mërkura nga sulmet ajrore kanë humbur jetën dhjetëra persona në Idlib.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat