Shtyhet armëpushimi, Presidenti fton në bisedime talebanët

Azia

Shtyhet armëpushimi, Presidenti fton në bisedime talebanët

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 06:31
ilustrim

Qeveria e Afganistanit ka zgjeruar armëpushimin e njëanshëm me talebanët pas një armëpushimi fillestar nga të dyja palët gjatë festimit të festës së Fiter Bajramit.

Presidenti Ashraf Ghani i bëri thirrje militantëve të ndiqnin udhëheqjen e qeverisë dhe të hynin në bisedimet e paqes.

Festimet ofruan skena të jashtëzakonshme, ku militantët u shfaqën si asnjëherë më parë duke përqafuar anëtarët e forcave të sigurisë dhe duke bërë selfie me qytetarët.

Megjithatë, 25 vetë vdiqën në një sulm vetëvrasës gjatë një tubimi të talebanëve dhe zyrtarëve të qeverisë në Nangarhar.

Në mesin e viktima të sulmit ishin anëtarë të talebanëve dhe banorë lokalë, tha zëdhënësi i provincës Attaullah Khogyani për BBC, duke shtuar se 54 veta u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat