Habit zhytësi ekspert tajlandez: Ja çfarë u bëjmë fëmijëve që t’i nxierrim nga shpella…

Azia

Habit zhytësi ekspert tajlandez: Ja çfarë u bëjmë fëmijëve që t’i nxierrim nga shpella…

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 16:48
Jani Santala, një zhytës finlandez që është pjesë e ekipeve të shpëtimit në provincën Chiang Rai

Mënyra më e lehtë për të nxjerrë ekipin e futbollit të bllokuar në shpellën e Tailandës është t’i drogojmë ata, ka habitur një zhytës shpëtimi.

Jani Santala, një zhytës finlandez që është pjesë e ekipeve të shpëtimit në provincën Chiang Rai, tha se, kjo metodë mund t’i bëjë që anëtarët e skuadrës së futbollit të jenë më të qetë, dhe të lejojnë zhytësit të merren me ta në mënyrë më efiçente.

Duke qenë se djemtë dhe trajneri i tyre nuk janë zhytës të zotë, Santa na tha se do ishte më lehtë që ata të mos lëviznin fare se sa të përfshiheshin nga paniku dhe të vështirësonin punën e zhytësve.

“Mënyra më e lehtë do të ishte nëse fëmijët do të ishin totalisht të pandërgjegjshëm, kështu zhytësit do mund të vepronin. Tingullon e tmerrshme por me medikamentet e duhura mund t’ja dalim”,- tha ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat