Pakistan: Kandidati për zgjedhje vritet në një sulm në veturë

Azia

Pakistan: Kandidati për zgjedhje vritet në një sulm në veturë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 15:19
Pakistan

Një kandidat në zgjedhjet e Pakistanit është vrarë në një sulm vetvrasës që ka plagosur disa persona.

Zyrtarët nga policia dhe spitali i thanë shërbimit të Radios Evropa e Lirë që Ikramullah Gandapur që po garonte për ulësen në parlament, vdiq në spital nga plagët e marra.

Shoferi i tij po ashtu ka ndërruar jetë në një sulm vetvrasës.

Autoritetet thonë se sulmuesi ka pasur për cak veturën e tij teksa po shkonte në një tubim elektoral.

Vëllau i viktimës ishte vrarë tri vite më parë nga një sulm vetvrasës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat